Qysh me llogarite tatimin ne paga ne Kosove?

  • dua.com Team ·
  • 17.03.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Qysh me llogaritë tatimin në paga në Kosovë? Atë mund ta bëni lehtë në faqen zyrtare të Administratës tatimore të Kosovës duke klikuar këtu.

Duke shkruar pagën bruto që ju merrni faqja automatikisht llogaritë pagën tuaj neto.

Normat e reja të tatimit tek paga në Kosovë, janë si vijon:

  • 0 deri 80=0%
  • 80 deri 250=4%
  • 250deri 450=8% dhe mbi
  • 450=10%

Llogaritjen e pagave sipas shkallëve që janë të aplikueshme:

Për të pasur më të qartë po kalkulojmë pagën prej 370€, ku në bazë të ligjit së pari zbresim kontributet pensionale, minimumi 5%.

370×5%=18.50€ – Kontributi i punëdhënësit
370×5%=18.50€ – Kontributi i punëtorit

Paga e tatueshme në këtë rast është 351.50€

Tash e llogarisim tatimin për çdo prag të pagës.

0-80=80€ x 0%=0€
80-250€=170€x4%=6.8€
250-351.50€=101.50€x8%=8.12€

Totali i tatimit është 14.92€
Paga neto në ketë rast është 336.58€, të cilën e merr i punësuari.

Burimi: ATK – Administrata Tatimore e Kosovës

dua.com Team

Related