Qysh me marr abdes
- dua.com Team ·
- 22.03.2023 ·
- Personale ·
- 1 min read
Qysh me marr abdes? Abdesi nijhet tek ne si rituali i pastrimit që muslimanët e kryejnë para lutjeve ditore. Abdesi si proces para faljes kryhet në disa hapa.
Hapat për abdes:
- Së pari duhet t’i pastrojmë duart deri mbi shuplakë, duke fërkuar tri herë mirë mes gishtave dhe rreth thonjëve në të dy duart.
- Shpërlajmë gojën tri herë.
- Shpërlajmë hundët tri herë.
- Lajmë fytyrën tri herë.
- Pastrojmë dy duart gjer pas bërryli, duke filluar prej të djathtës.
- Me duar të lagura prekim pjesën e përparme të kokës (një të katërtën)
- Me duar të lagura i pastrojmë veshët. Pastrimin e veshëve e bëjme duke prekur me gishtin tregues brendinë e tyre e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve.
- Pastaj i pastrojmë dy këmbët gjer mbi nyje, duke pasur kujdes që të mos lëmë asnjë pjesë pa lagur.
Kështu përfundon edhe ky proces dhe jeni gati të vazhdoni tutje me lutjen e ditës.
Festat zyrtare në Kosovë: Ramazani.