Qysh me mat shpejtesine e internetit tuaj permes speedtest.net
- dua.com Team ·
- 08.04.2020 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Qysh me mat shpejtësinë e internetit tuaj? Ekzistojnë dhjetëra webfaqe, të cilat mundësojnë matjen e shpejtësisë së internetit tuaj falas, dhe shpejt.
Gjithashtu duhet të kuptoni se, shpejtësia e int tuaj ndahet në Download dhe Upload që do të thotë se njëra paraqet shpejtësin e shkarkimit nga webi, ndërsa tjetra ngarkimi i ndonjë fotografie apo diçkaje tjetër në web, ku të dyjat së bashku e përfshijnë shpejtësinë e internetit tuaj.
Hapi 1: Vizitoni speedtest.net
Hapi 2: Pritni derisa të hapet, pastaj klikoni në butonin ku shkruan “BEGIN”.
Hapi 3: Pritni derisa të filloj testi, kur të kryhet ju mund të shihni vlerën e internetit tuaj në Mbps, ku njëra paraqet “Download speed” e cila është zakonisht më e lartë dhe përdoret shumë më shumë nga përdoruesi sesa “Upload speed” e cila zakonisht është më e ulët.
Masni shpejtësinë e internetit më shpesh
Në këtë mënyrë mund të masni shpejt dhe do të shihni nëse ju duhet të ndërroni internetin dhe providerin tuaj. Sa më e lartë shpejtësia e internetit aq më mirë për ju.