Qysh me mbjelle kamomil ne shtepi?
- dua.com Team ·
- 31.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Lulet kamomil kanë shumë benefite kur përdoret në froma të ndryshme. Mirëpo a e keni ditur se ato përpos që rriten në fusha, shumë lehtë mund t’i kultivoni dhe në shtëpinë tuaj?
Ato mund t’i mbillni dhe t’i rrisni në oborre ose edhe në ballkone. Kështu gjithmonë do të keni në shtëpi kamoil të freskëtë. Përpos cajit shumë të shijshëm dhe me plotë benefite, do të keni edhe aromë të mirë. Më poshtë mund të lexoni se si mund ta bëni këtë.
Përbërësit:
- fara kamomili
- kavanoz qelqi me kapak
- përzierje e dheut.
Ne po ju tregojmë si ta bëni mbjelljen e lulës kamomil në një kavanoz. Pra kjo metodë është shumë e përshtatshme kur keni hapësirë të kufizuar. Për shembull, për ballkonte apartamentesh. Së pari, mbuloni sipërfaqen e kavanozit me dhe.
Pastaj shtoni ujë mbi dhe. Vetëm pasi të jetë lagur dheu pastaj vendosni farat e kamomilit mbi sipërfaqe.
Farat e kamomilit rriten më së miri në dritën direkte të diellit, kështu që nuk është e nevojshme të mbulohet. Pasi të kenë lulëzuar, largoni kamomilin nga kavanozi dhe vendosni në një vend që të thahen për disa ditë.
Pasi të jenë tharë, janë të gatshme për përdorim. Kamomili ka vërtetë përdorim të gjer dhe ka disa efekte sheruese. Ai është mik i lëkurës. Me të mund të pastroni dhe të qetësoni secilin irritim të lëkurës në trupin tuaj.