Qysh me mbrojte ngjyren e makines?

  • dua.com Team ·
  • 18.03.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Qysh me mbrojte ngjyren e makines? Ngjyrosja e makinës shumicën e raste kushton shumë. Për këtë arsye është e rëndësishme ta ruani ngjyrën e makinës origjinale. Përmes këtij artikulli ju mund të mësoni disa mënyra se qysh me mbrojtë ngjyrën e makinës tuaj.

Mbulojeni makinën tuaj

Gjëja më e thjeshtë që mund të bëni për mbrojtjen e ngjyrës së makinës tuaj me mbulesën e saj speciale. Nëse parkoheni në një zonë të hapur ku dielli apo faktorët e tjerë mund të dëmtojnë makinën tuaj atëherë përdoreni mbuluesin e makinës. Edhe nëse e lini makinën në garazh për një kohë të gjatë mbulojeni atë. Kjo do të ndikojë në ruajtjen e ngjyres.

Lajeni me kujdes

Është e rëndësishme që ta lani makinën tuaj tërësisht në baza javore. Kjo përfshin përdorimin e një shamponi për makina. Duhet ta bëni edhe larjen e gomave, të jashtme, të brendshme, xhamat dhe hapësirën rreth dritareve.
Pastërtia do të ndikojë në mirëmbajtjen e ngjyrës së makinës tuaj.

Thajeni mirë ngjyrën e makinës

Një pjesë e madhe e njerëzve e shmangin procesin e tharjes së makinës. Shumë njerëz supozojnë se makina duhet të thahet natyrisht, por pikërisht këtu e dëmtoni më së shumti ngjyrën. Mos tharja e makinës do të lërë ujë në pjesë të ndryshme që padushim. Për të mbrojtur ngjyrën përdorni një peshqir mikrofibri për të thithur ujin dhe për të tharë makinën.

dua.com Team

Related