Qysh me mirëmbajtë ngjyrën e kuqe në flokë?

  • dua.com Team ·
  • 19.08.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Të gjitha ato vajza që i kanë pasur të paktën njëherë në jetë ngjyrën e kuqe e dinë sa e vështirë është për tu mirëmbajtur kjo ngjyrë.

Shumica e grave dhe vajzave që vendosin ta mbajnë këtë ngjyrë në kokën, që cilësohet si ndër më të bukurat, i lyejnë flokët shumë shpesh. Megjithatë ekspertet e flokëve kanë disa këshilla kur vije puna tek mirëmbajtja e ngjyrës së kuqe në flokë. Këto këshilla do t\’ju ndihmojnë edhe juve që ngjyra juaj e kuqe të shkëlqejë gjithmonë. Pa pasur nevoje për ngjyrosje të tepërta.

Pas ngjyrosjes mos i lani flokët 48 orë

Pasi t’i keni ngjyosur me ngjyrë të kuqe, larë dhe tharë flokët, ju nuk duhet t’i lani më ato për 48 orë. Për ngjyra të tjera zakonisht vlen rregulla e 24 orësishit. Mirëpo që e kuqja të pushojë mirë në flokët tuaja ju nuk duhet t’i lani ato për 48 orë.

Shpërlani me ujë të ftohtë

Uji i ftohët e shpërlan ngjyrën shumë më pak se uji i ngrohët. Prandaj për ta ruajtur atë provoni t’i shpërlani flokët me ujë të ftohtë. Kjo do të ndikojë në qëndrueshmërinë e ngjyrës së kuqe në kokën tuaj.

Përdorni shampon të thatë

Meqë dihet se larjet e shpeshta e shpërlajnë ngjyrën nga flokët atëherë një zgjedhje e mirë është edhe shamponi i thatë. Pa pasur nevojë t’i lani flokët me ujë e shampon shumë shpesh, ju mund të vendosni sprejin me shampon të thatë në rrënjët tuaja kohë pas kohë. Për të reduktuar lajret. Kështu i kurseni flokët nga shpërlarja e ngjyrës.

Mirëmbani flokët me maska

Varësisht nga tipi i flokut që keni, i thatë apo i yndyrshëm, i butë apo i egër, ju duhet të gjeni maskën e duhur për to. Në mënyrë që flokët të jenë të shëndetshme ju duhet t’i trajtoni ato me maska. Kësisoj edhe ngjyrat që vendosni në flokë do të kenë jetë më të gjatë dhe shkëlqim.

dua.com Team

Related