Qysh me mireprit nje koleg te ri ne pune?
- dua.com Team ·
- 31.03.2023 ·
- Pune ·
- 2 min read
Zyret dhe ambientet e punës në përgjithësi janë vende ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës.
Mirëpo qysh me mirëprit një koleg të ri në punë? Deshëm ose jo, kolegët tanë janë personat me të cilët kalojmë pjesën më të madhe të kohës.
Për këtë arsye ambienti i punës dhe njerëzit e tij janë shumë të rëndësishëm.
Prandaj dita e parë në një vend të ri të punës është mjaft stresuese. Si për personin që i bashkohet ekipit, ashtu edhe për ekipin që pranon një anëtar të ri.
Tregoni atij gjithë ambientin
Nëse ju jeni një nga punëtorët më të vjetër të zyrës ju takon juve t’ja prezantoni kolegut të ri ambientin. Do të ishte ideale nëse qysh ditën e parë i tregoni të gjitha ambientet e zyrës dhe e njoftoni me secilin punëtorë. Kjo do ta bëjë atë të ndihet më mirë.
Kushtoni vëmendje hapësirës së tij apo saj
Për tu dukur më mirëpritës dhe serioz ju mund të përgatisni tavolinën e punës së kolegut tuaj të ri para se ai të arrijë.
Do të jetë shumë mirë nëse personi që po i bashkohet skuadrës tuaj gjen gati tavolinën, kompjuterin dhe të gjitha paisjet e tjera që i duhen.
Ofroni kafe ose çaj
Mos harroni t’i ofroni kolegut tuaj të ri një kafe ose një çaj në ditën e parë të punës. Nëse zyra juaj ka një aparat të kafës apo çajit kujdesuni që ai të mësojë se si përdoret dhe të ndihet i lirë ta përdor njësojë sikur të tjerët.
Gjithashtu mos harroni t’ja bëni me dije kohën e pauzës dhe mënyrën se si kjo çështje funksionon në zyrën tuaj.