Qysh me motivu sjelljen pozitive tek fëmijët!

  • dua.com Team ·
  • 05.01.2021 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Qysh me motivu sjelljen pozitive tek fëmijët? Kjo është një pyetje e vështirë për t\’ju përgjigjur me pak fjalë, ndaj më poshtë po ju listojmë disa sugjerime të mirëmenduara.

1.  Bëhu model apo shembull i mirë

Fëmijët përcjellin sjelljet e prindërve gjatë rritjes së tyre. Tregoni sa më shumë sjellje të ndërtuar me integritet dhe respekt. Ndoshta është e vështirë të mbani rregullisht këtë tempo, mirëpo tentoni të minimizoni zënkat dhe sjelljet negative në prani të tyre.

2. Kaloni kohë të mjaftueshme me fëmijët tuaj

Fëmijët e vlerësojnë shumë kohën që e ndani me ta në maksimum duke iu përkushtuar dhe kujdesur për ta. Kujtoni veten kur keni qene femije dhe se sa rendesi ka patur vemendja e prinderit. Sigurisht sugjerojme te mos e mbysni me vemendje te tepruar, pasi kjo e llaston. Ideja eshte se edhe koha i duhet dhene me moderim, me qellim qe edhe femija te kete kohe te rritet me veten e tij.

3. Krijoni orare të rregullta dhe të parashikueshme

Të caktoni një rutinë për fëmijët tuaj nuk duhet të keqinterpretohet asnjëherë si një praktikë e ashpër prindërore. Përkundrazi, kjo mënyrë e përcaktimit të qëllimeve krijon një hapësirë të sigurtë ku madje edhe fëmijët e vegjël e dinë çfarë të presin.

4. Përkrahni fëmijën gjatë fazave të tranzicionit

Fëmija pëson ndryshime të shumta gjatë fazave të ndryshme në jetë. Nëse nuk jeni afër tij t\’i tejkaloni së bashku ndryshimet, kjo nuk nxit sjelljen pozitive tek fëmijët. Bëhuni më i durueshëm dhe tentoni ta mirëkuptoni në shumë veprime, mos harroni se dikur edhe ju keni qene adoleshent apo femije.

5. Lërini që të marrin vendime vet

Inkurajoni ata që të bëjnë zgjedhjet e tyre personale kur bëhet fjalë për gjëra të vogla. Për shembull, lëre të zgjedh ngjyrën e bluzës, çfarë ushqimi për të ngrënë. Shumica e fëmijëve kërkojnë kontroll dhe fuqi rreth aktiviteteve që supozohen ti bëjnë. Kjo gjë i bën ata më të sigurtë në vete dhe me vetbesim. Si dhe motivon sjelljen pozitive tek fëmijët.

dua.com Team

Related