Qysh me nxeh picen pa perdorur mikrovalen?
- dua.com Team ·
- 02.07.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
A e hani picën e ftohët? Besojmë se pak janë njerëzit që e preferojnë picën e tillë. Kur nuk keni vullnet të gatuani darkën, disi më e lehtë është të porosisni picë, sidomos nëse kemi mysafirë apo mbeteni zgjuar shumë më gjatë seç e keni planifikuar.
Dhe kjo është zgjidhje e shkëlqyer, e shpejtë, mirëpo shpesh ndodh që të na mbeten disa copëza.
Kur pas një kohe ftohet, nuk e ka më atë shijen që pëlqehet. Për të mos e hedhur ushqimin, kemi kërkuar a ekziston një mënyrë që ta nxehim picën, por që të jetë njësoj e shijshme dhe e freskët dhe me atë rast të jetë e sigurt për ta ngrënë.
Kemi mësuar shumëçka interesante
- Para nxehjes spërkatni çdo copë pice me disa pika uji.
- Mos e nxehni picën në mikrovalë, sepse do të bëni një racion i qullët me shije të shkatërruar;
- Mos e nxehni as në furrë, sepse vetëm do ta thani;
- Zgjidhja më e mirë është pllaka e shporetit. Mbështillni copat e picës në folie alumini, aktivizoni pllakën në temperaturë minimale dhe nxehni nga të dyja anët disa minuta.
- Para nxehjes spërkatni çdo copë pice me disa pika uji, në mënyrë që të zbuten. Ju bëftë mirë!
Mos harroni se..
Disa studiues kanë thënë se, futja e ushqimeve në mikrovalë, mund t’ju shkaktojë kancer dhe rreziqe të tjera. Për studiuesit, llamba e mikrovalës lëshon një rrezatimi elektromagnetik i ngjashëm me rrezet radioaktive dhe dritat infra të kuqe.
Edhe pse njihet si e sigurt, interneti sot është mbushur me artikuj rreth rreziqeve që na sjell futja e ushqimit në mikrovalë.