Qysh me nxjerre certifikate lindje?

  • dua.com Team ·
  • 22.03.2023 ·
  • Pune ·
  • 2 min read

Qysh me nxjerre certifikate lindje? Certifikatën e lindjes mund ta tërheq pala personalisht apo ndonjëri nga anëtarët e familjes. Këtu bëjnë pjesë  babai, nëna, vëllai, motra, djali, vajza, bashkëshorti ose bashkëshortja, kujdestari, përfaqësuesi ligjor dhe sipas autorizimit.

Me rastin e marrjes së certifikatës së lindjes, pala duhet të prezantojë para zyrtarit të gjendjes civile kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës valide. Pagesa e taksës për certifikatën e lindjes është 1 euro.

Afati kohor i dhënies së shërbimit nëpër komunat e Kosovës është: Në momentin e aplikimit.

Procedura

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për nxjerrjen e certifikatës e lindjes në Republikës së Kosovës është si vijon:

  1. Shënimet nga Librat e Amzës për regjistrimet e lindjeve të periudhës përkatëse në komunën tuaj.
  2. Certifikata e vjetër e lindjes (fotokopje).
  3. Pagesa e taksës 1 Eur.

Informacion shtesë

Disa komuna të Kosovës tashmë kane edhe e-kioskat. Aty mund ta nxjrrni vet certifikatën tuaj të lindjes përmes aparatit. Pa pasur nevojë të futeni deri në sportele dhe pa pritur fare në rradhë.

Mjafton të keni me vete një letërnjoftim ose një pasaportë të cilën do ta skenoni në e-kijoskë dhe ju vetë mund ta nxirrni certfikatën tuaj të lindjës.

Por jo vetëm. Aty mund të tërhqeni edhe certifikatën e martesës, bashkimit familjar apo ekstraktin e lindjes.

Pagesa është e njëjtë. Për secilën prej tyre kushton 1 euro.

dua.com Team

Related