Qysh me nxjerre certifikaten e statusit martesor?
- dua.com Team ·
- 22.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Qysh me nxjerre certifikaten e statusit martesor? Martesa është marrëveshje mes dy personave që ka edhe bazë ligjore. Fuqia e saj mbështetet mbi certifikatën e statusit martesor. Kjo certifikatë fitohet pasi të jetë lidhur martesa.
Mirëpo si t’i plotësojmë kushtet për certifikatën e statusit martesor? Në Kosovë ky dokument nxirret në Komuna përkatëse. Aty ku edhe obligohet të lidhet kurorzimi.
Ja procedura për certifikatën e statusit martesor
Procedura dhe dokumentet e nevojshme për nxjerrjen e certifikatës së statusit martesor në Republikës së Kosovës është si vijon. Që ta arrini ju duhet t’i plotësoni të gjitha këto kërkesa:
- Së pari ju duhet ekstrakti i lindjes (fotokopje).
- Letërnjoftimi i palëssi dhe dy dëshmitarëve (të gjitha edhe fotokopje).
- Deklarata me dy dëshmitarë. Procedura e dhënies së deklaratës kryhet gjithmonë te zyrtari kompetent komunal.
- Nëse pala është shkurorëzuar ndryshojnë rregullat. Atëherë duhet edhe aktgjykimi mbi shkurorëzimin nga Gjykata kompetente vendore.
- Nëse pala ka prish martesën në botën e jashtme kërkohet ktgjykimi i atij shteti të pranohet me aktvendim të Gjykatës Themelore, si dëshmi.
- Nëse pala jeton jashtë Kosovës kërkohet edhe një gjë. Vërtetimi nga noteri i atij shteti se pala nuk ka të lidhur martesë në atë shtet ose nga ofiqaria e gjendjes civile.
- Nëse dokumenti është humbur-certifikata lëshohet vetëm me dëshmi te raportit nga policia.
- Pagesa e taksës 1 euro.