Qysh me organizu dhomën tuaj në mënyrë të shpejtë?

  • dua.com Team ·
  • 25.01.2021 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Qysh me organizu dhomën tuaj në mënyrë të shpejtë? E e keni dhomën plot me gjëra që nuk i përdorni kurrë? Lexoni këto hapa si të organizoni dhomën tuaj dhe do të ngeleni të kënaqur me rezultatin.

1. Gjej nje vend ku të hidhni plehrat.
2. Filloni me një hapësirë të vogël, si rrobat apo tavolina.
3. Nxirrni të gjitha gjërat që janë në dollap apo nën krevatin tuaj.

 4. Bëni disa kategori sipas nevojave tuaja me gjërat:

  • Gjërat që janë për t\’u hedhur
  • Gjërat që keni për të dhuruar
  • Gjërat që përdorni më shumë dhe që do t\’i mbani
  • Gjërat që doni t\’i mbani por që nuk i përdorni

5. Bëjini vetës disa pyetje si:

  • A më duhet vërtet kjo gjë?
  • A mund t\’ia jap ndonjërit këtë gjë?
  • A e përdor akoma këtë gjë?
  • Mund ta përdor akoma këtë apo a rickloj?

6. Vendosini gjërat tuaja në kuti të organizuara sipas përdorimit.
7. Gjërat më të përdorura i lini në vende të dukshme.
8. Organizoni dhe tavolinën duke përdorur vazo apo shporta.
9. Pas përdorimit vendosini gjërat aty ku ishin me parë. 

Shpresojmë që ky artikull t\’ju ketë ndihmuar sadopak me dit si me organizu dhomën!

dua.com Team

Related