Qysh me parandalu dembelizmin e syrit tek femijet
- dua.com Team ·
- 23.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 4 min read
Qysh me parandalu dembelizmin e syrit tek femijet? Fatkeqësisht dembelizmi i syrit prek shumë fëmijë. Në lindje fëmija ka afërsisht 10% të shikimit të të rriturit dhe gradualisht deri në moshën 6 vjeçare, syri.
Rrugët e pamjes dhe qendra e shikimit në tru maturohen gradualisht për të arritur deri në 100% të kapacitetit.
Tjetër shkak i shpeshtë i ambliopisë është anisometropia, që ka të bëjë me diferencën e numrave të syve të fëmijës.
Nga ana e prindërve është e vështirë të dallojnë nëse fëmija ka nevojë për syze. Megjithëse një prind i kujdesshëm i tërheq vëmendjen kur fëmija afrohet tek objektet apo tek televizori.
Kurfërkon apo pulit shpesh sytë. Këto duhet të jenë shenja alarmi që duhet ta bëjnë prindin ta cojë menjëherë fëmijën tek mjeku okulist. Më e vështirë është në rastet monololateralë, kur vetëm njëri prej syve është me numër.
Në këtë rast fëmija përdor syrin tjetër, duke parë shumë mirë me të dhe nuk kuptohet që ka vështirësi në shikim. Ndërkohë syri me numër më të madh nuk përdoret dhe bëhet dembel ose ambliop.
Si shpjegohet dembelizmi i syrit?
Dembelizmi i syrit në përgjithësi është i njëanshëm. Kap njërin sy. Atë që ka një problem që e pengon të shohë, apo syri që ka një numër më të lartë se tjetri.
Por ndonjëherë një problem serioz në të dy sytë mund të çojë në “dembelizëm” të të dy syve.
Qysh trajtohet “dembelizmi” i syrit ? A mundet syri “dembel” të bëhet “punëtor”?! Mjekimi i “dembelizmit” është i lidhur me trajtimin e problemit që e ka shkaktuar atë.
Pra, fillimisht duhet korrigjuar problemi që ka. Korrigjimi i numrit me syzet e nevojshme, korrigjimi i strabizmit, operacioni i kataraktit,apo i ngritjes së kapakut të syrit.
Pastaj duhet filluar trajtimi i dembelizmit. Qëllimi i trajtimit është të vemë në “punë” syrin “dembel”.
Mirëpo cila është mënyra më e mirë për ta luftuar dembelizmin?
Mënyra më e njohur, më e vjetër dhe më e efektshme për të luftuar “dembelizmin” është mbyllja me fasho e syrit të “mirë”. Kjo bëhet për të vënë në punë syrin “dembel”.
Pjesa më e vështirë është që fëmija të bindet të mbyllë syrin e shëndoshë dhe të përdorë syrin dembel, në mënyrë që atij t’i rritet fuqia e shikimit.
Prandaj në “luftën” me “fëmijën e pabindur”, familja fillimisht duhet të jetë plotësisht e qartë dhe e sqaruar në lidhje me dobinë e trajtimit që duhet bërë.
Gjithashtu, familja duhet të ketë besim të plotë tek mjeku që kujdeset për fëmijën e tyre.
Duhet të ndjekë ekzaktësisht udhëzimet e tij në lidhje me frekuencën dhe kohëzgjatjen e mbylljes së syrit. Deri në cilën moshë vazhdon trajtimi i “dembelizmit”?
Mosha më e përshtatshme për trajtimin e “dembelizmit” është mosha 0-7 vjeç.
Po pas kësaj moshe?
Edhe pas kësaj moshe mund të vazhdohet trajtimi. Mirëpo kuptohet që efektiviteti i trajtimit të “dembelizmit” ulet me rritjen e fëmijës sidomos pas moshës 10 vjeç.
Moshë në të cilën përfundon formimi i qendrës së pamjes dhe mund të ndikojmë pak ose aspak në të.
Duke qenë se trajtimi i “dembelizmit” bëhet në mosha të vogla dhe në shumicën e rasteve “dembelizmi” i syrit nuk jep asnjë shenjë që mund të dallohet nga familjet e tyre, vizitat e fëmijëve tek mjeku specialist janë me shumë rëndësi.
Në çdo moment që familja apo të afërmit shohin diçka të “dyshimtë” në lidhje me shikimin e fëmijëve të tyre, mirë është që prindërit të mos presin. Mirëpo të vizitojnë fëmijën tek mjeku okulist sa më shpejt.
Por edhe nëse nuk paraqet ankesa, këshillohet që fëmija të vizitohet tek mjeku specialist të paktën një herë në moshën 3-5 vjeç dhe para fillimit të shkollës në moshën 6-7 vjeç.
Kjo do të ndikonte në zbulimin e hershëm të problemeve të syrit dhe do të evitonte surprizat e pakëndshme, si p.sh zbulimin e ambliopisë në moshë më të madhe se 10 vjeç, kur pothuaj nuk mund të bëhet me asgjë për ta kuruar atë.