Qysh me u parandalu rënia e flokëve?
- dua.com Team ·
- 13.07.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Nëse ndiheni të rrezikuar nga rënia e flokëve qoftë për shkaqe gjenetike, qoftë nga dëmtimi i tyre, ju duhet ta parandaloni atë. Mirëpo cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë? Për ta parandaluar rëniën e flokëve ju duhet t’i përdorni maskat e duhura natyrale. Ne më poshtë po ju rekomandojmë një që ka qenë e efektshme tek shumë njerëz.
Maskë kundër rënies së flokëve
- 1 lugë gjelle turmerikë
- 2 lugë gjelle mjaltë
- 1 gotë qumësht
Përdorimi i maskës
Në mënyrë që rënia e flokëve të reduktohet përdoreni 2-3 herë në javë, pa e ndërprerë këtë ritëm për 5-6 javë rresht. Vetëm kështu do t\’i shihni rezultetert.
Aplikimi në kokë
Maskën e përgatitur e vendosni në kokë dhe masazhoni skalpin. Maksa duhet të mbahet për 30 minuta në kokë dhe pastaj duhet të pastrohet me shumë ujë dhe shampon. Ashtu siç i pastroni flokët zakonisht.
Pse ndodh rënia e flokëve?
Stresi, ndotja, përdorimi i kimikateve, ekspozimi në rrezatimet e dëmshme, si dhe sëmundje të caktuara klasifikohen nga mjekët dermatologë si shkaqet kryesore që çojnë në dobësimin dhe më pas rënien e flokut. Shqetësim ky që shfaqet në rritje gjatë viteve të fundit. Megjithatë, rënia e flokut jo në çdo rast është problematike, pasi humbja e deri 100 fijeve në ditë konsiderohet si normale dhe nuk përbën shqetësim. Mjekia dermatologe, Monika Fida, detajon për gazetën “Dita” shkaqet dhe format se si shfaqet rënia e flokut së bashku me këshillat që nuk duhet t\’i neglizhojmë për të mos u përballur me një fenomen shqetësues që ndikon negativisht në pamjen tonë estetike të përditshme. Në materialin bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar të gjitha format dhe shkaqet se si manifestohet rënia e flokut.