Qysh me parandalu shfaqjen e rrudhave?
- dua.com Team ·
- 19.12.2017 ·
- Personale ·
- 2 min read
Vaji i arganit është një produkt organik që nxirret nga bërthamat e pemës së arganit, e cila gjendet në Marok. Është një lloj vaji mjaft i pasur me lëndë ushqyese dhe i dobishëm duke përfshirë acidet yndyrore dhe vitaminën E. Vetitë e tij janë të jashtëzakonshme për lëkurën dhe flokun, por sidomos për sytë.
- Vaji i arganit është një prej produkteve më të rekomanduara të kozmetikës vitet e fundit, por sidomos për reduktimin e rrudhave të surit.
- Janë të panumërta të mirat që vijnë prej tij për ushqimin dhe shkëlqimin e lëkurës.
- Ky krem gjatë ditës, përdoret si krem hidratant dhe si bazë make up-i para çdo lloj kremi tjetër që mund të përdorësh në lëkurë.
- Vaji i arganit jo vetëm që vepron si një hidratues efektiv, por gjithashtu i dhuron lëkurës një shkëlqim rinor dhe pakëson dukjen e rrudhave.
- Efekti i tij antioksidant e bën produktin ideal kundra plakjes.
- Ai rikthen elasticitetin e lëkurës dhe e lë atë më të shëndetshme dhe të butë.
- Gjatë natës, para se të flesh përdore si serum poshtë rrathëve të syve.
- Masazhoje me kujdes me mollëza duke bërë lëvizje rrethore edhe në qepalla për disa sekonda dhe mbaje ashtu gjatë gjithë natës.