Qysh me pas lëkurë dhe flokë të shëndoshë?

  • dua.com Team ·
  • 27.10.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Përbërësit e hudhrës mbrojnë lëkurën nga efektet e dëmshme që çojnë në humbjen e elasticitetit dhe plakjen e lëkurës.

Hudhra ka efekte të mrekullueshme edhe në fytyrë të infektuar dhe parandalon shkaktimin e sëmundjes që krijohet nga inflamacioni e që quhet ekzema.

Hudhra është anti-bakterial natyral që ndihmon në eliminimin e shenjave dhe luftimin e akneve.

Të gjithë i dimë dobitë e qepës për flokët por hudhra bënë mrekullira për trashjen dhe forcimin e flokëve.

Duke e masazhuar skalpin e kokës me një copëz të hudhrës ose duke përdorur lëngun nga rrënjët deri tek majat, do të filloni t’i shihni menjëherë rezultatet nga ky ilaç natyral që trajton flokët e dëmtuar dhe me maja të dyfishta.

Nëse e keni problem përdorimin direkt të saj, zgjidhni shampo nga hudhra , apo shtoni copëza të vogla të saj brenda shampos që ju e përdorni.

dua.com Team

Related