Qysh me pasë dhëmbë të shëndetshëm?
- dua.com Team ·
- 21.02.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Dhembet e qumeshtit jane gjithsej njezet. Dhembet e pare dalin perafersisht pas muajit te gjashte te jetes, ku se pari dalin dhembet e poshtem preres. Te gjitha dhembet e qumeshtit dalin perafersisht deri ne moshen 3 vjeçare. Funksioni kryesor i dhembeve eshte prerja, copetimi dhe bluarja e ushqimit. Pas thermimit dhe bluarjes se ushqimit, me ndihmen e peshtymes behet faza fillestare e tretjes se ushqimit ne goje. Shkaktaret e “renies” se dhembit: Ekzistojne disa shkaktare kryesore qe ndikojne ne “humbjen” e dhembit:
1. kariesi, prishja e dhembit.
2. pezmatimi (inflamcioni) i aparatit mbeshtetes te dhembit (paradontopatia)
3. trauma, humbja e dhembit per shkak te aksidentit.
Kariesi karakterizohet me shkaterrim te smaltit (shtresa e pare e dhembit) me ecuri te panderprere dhe me mundesi te perfshirjes se dentines dhe te palces se dhembit (shtresa e bute e dhembit). Kariesi nuk trashegohet, por mund te “trashegohet” nga shprehite e keqija, si “moslarja e dhembeve te te gjithe anetareve te familjes, edukata e ulet shendetesore, menyra e te te ushqyerit, etj. Ekzistojne disa faktore qe shkaktojne kariesin.
Ato jane bakteriet, foma e dhembit, ushqimi dhe lengjet, peshtyma dhe faktori kohe. Shfaqja e kariesit varet edhe nga ushqimi qe perdorim. Ata qe hane ushqim te embel dhe lengje te pasura me sheqer, jane shume me teper te rrezikuar nga kariesi. Eshte me rendesi te theksohet se sheqeri eshte prezent edhe ne disa prodhime qe ne nuk e presim psh: banane, fruta te thata, majoneze, ketçup. “Prodhimet e qumeshtit dhe djathi i mbrojne dhembet” Pasojat e humbjes se dhembit Teknika e larjes se dhembeve:
- pastrimi i dhembeve duhet te behet:
- pas çdo ngrenie,
- 2 3 here ne dite gjithsesi gjithnje para gjumit,
- larja duhet te zgjase se paku 2 minuta
- gjithmone perdoreni pasten me fluor dhe mos e shpelani gojen pasi ti pastroni dhembet por vetem peshtyni.
- nderrojeni furçen tuaj kur te vjeterohet (çdo 3 4 muaj)
- nuk ka furçe familjare (!) çdo anetar i familjes duhet te kete furçen e tij.