Qysh me ditë disa këshilla për me pastru fytyrën para gjumit?
- dua.com Team ·
- 08.07.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Për me pastru fytyrën para gjumit duhen disa sugjerime nga profesioniste. Janë disa këshilla që duhet t’i ndjekësh çdo mbrëmje për të pasur një fytyrë të pastër dhe të shkëlqyeshme çdo mëngjes. Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe është e rëndësishme për të respektuar disa rregulla çdo natë. Për me pastru fytyrën para gjumit ndiqni këto udhëzime:
Pastro duart në fillim
Nëse duart nuk janë të pastra me pastru fytyrën, një numër bakteresh bëhen shkak për të qarkulluar edhe në fytyrë. Këshillohet sapun antibakterial.
Pastro grimin me pambuk
Pastro grimin me pambuk që të kesh fytyrë të patër.
Laje fytyrën me ujë të ngrohtë
Nëse e lan fytyrën me ujë të ftohtë, atëherë poret mbyllen duke bërë kështu që pastrimi të mos jetë i thellë. Por edhe uji shumë i ngrohtë e than shumë lëkurën. Ndaj këshilla është pak i vakët.
Përdor produktin për pastrim
Mjafton vetëm një pikë nga produkti dhe me lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave bëj edhe një masazh duke ndihmuar qarkullimin e gjakut në fytyrë.
Përdor një peshqir të pastër
Një peshqir i lagur i butë është ideal për të fshirë lehtësisht fytyrën. Fillo nga balli, hunda, mjekra dhe faqet. Mos përdor forcë, qëllimi është vetëm të heq ësh qelizat e vdekura.
Shpërlaje fytyrën
Këtë herë shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë, pastaj fshije sërish lehtë me peshqir për ta tharë lagështirën nga fytyra. Pastro grimin e syve Pastro sytë me produktin për pastrimin e fytyrës, nëse ka mbetur lapsi apo rimeli që mund të shkaktojnë irritime.