Qysh me pastru makinen si profesionist?
- dua.com Team ·
- 13.05.2020 ·
- Kuriozitete ·
- 2 min read
Qysh me pastru makinen si profesionist? Makina është shtëpia juaj me rrota. Ju kaloni kohë aty. Ndonjëherë hani e pini aty. Prandaj është shumë e rëndësishme ta pastrojmë makinën.
Sidomos nëse keni fëmijë edhe ata kalojnë shumë kohë aty. Madje edhe luajnë më lodra.
Prandaj është shumë e rëndësishme që ta mbani të pastër dhe të sigurtë. Me vetëm disa teknika të thjeshta ju mund ta pastroni atë si një profesionist i vërtetë.
Brendësia e makinës suaj
Rekomandohet që të lani pjesën e jashtme të makinës tuaj përafërsisht çdo dy javë për të mos lejuar që kripa, papastërtia të shkatrrojnë ngjyrën. Kurse rekomandohet të pastroni pjesën e brendshme të automjetit tuaj një herë në muaj.
Ndërsa makina juaj mund të mos kërkojë një pastrim të thellë çdo disa javë. Rekomandohet një shkundje e shpejtë e dyshemesë ose pastrim me fshesë me vakum.
Nisni nga dyshemja dhe tepihat
Së pari largoni tephiat dhe pastroni me fshes me vakum. Pastaj pastroni edhe dyshemen e mbrendshme me leckë. Në Mos harroni me leckë të lagur me ujë të ngrohët dhe zbutës të fshini ulëset e makinës tuaj. Kujdes, këtë duhet ta bëni varësisht se çfarë materiali kanë ulëset e makinës tuaj.
Shkëlqeni dritaret
Pastroni dritaret me shumë kujdes. Nisur nga dritarja e përparme pastaj anësoret dhe dritarët në fund. Shkëlqni dhe thani ato me kujdes.
Lëvizni edhe pastruesit e xhamave dhe fshini mes tyre papastërtitë e mbledhura. Ka shumë rëndësi që dritaret e makinës të jenë të pastarta saherë që ju lëvizni. Prandaj kujdesuni mirë për to.
Kushtoni kujdes panelit të përparëm
Në fund, përkujdesni që edhe paleni i përlarëm i makinës tuaj të shkëlqej. Mblidhni pluhurat. Pastroni timonin. Pastroni dollapat e makinës tuaj. Aty zakonisht mblidhen edhe gjëra që ne nuk na duhën më. Kështu që kujdesuni që në makinën tuaj mos të mblidhen gjëra të tilla dhe të jetë e organizuar mirë.
