Qysh me përdorë vajin e ullirit për rritjen e flokëve?

  • dua.com Team ·
  • 28.03.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 3 min read
wikiHow

A e dini se vaji i ullirit është më i miri për rritjen e flokëve? Mbajtja e një shishe me vaj ulliri është i dobishëm. Jo vetëm në kuzhinën tuaj por edhe disa gjëra të tjera. Vaji i ullirit mund të ndihmojë që flokët tuaj të duken më të trashë. Më të fortë, më të gjatë dhe me shkëlqim!

Me moshën, struktura e flokëve i nënshtrohet një ndryshimi të ngadalshëm, duke i bërë ato më të dobët dhe që rezultojnë në humbjen e flokëve. Humbja e flokëve mund të shkaktohet nga shumë arsye. Gjenetike apo të trashëguar, por shpesh ajo mund të shkaktohet nga ndotja. Apo nga keqpërdorimi i produkteve të kujdesit të flokëve. Ngjyrosje të shpeshta, dietë të varfër, e të tjerë faktorë.

Këto shkaqet e humbjes së flokëve nganjëherë mund të kthehen. Përdorimi i vajit të ullirit për rritjen e flokëve është ndoshta alternativa më e mirë. Më poshtë mund të lexoni edhe disa benefite të tjera që flokët tuaja do t\’i kenë nga vaji i ullirit.

Përpos që nxit rritjen e flokëve, heq edhe zbokthin

Zbokthi vjen nga një lëkurë e kokës e cila është e thatë, dhe e krisur. Lemoni ndihmon të liroj zbokthin, ndërsa vaji i ullirit qetëson shtresën e re dhe zbut lëkurën. Për të hequr qafe atë zbokth, përziejeni një sasi të barabartë të vajit të ullirit, lëng limoni dhe ujë. Masazhoni lëkurën e kokës të lagur, dhe lëreni në të për 20 minuta, më pas lajeni kokën me shampo. Ky trajtim lufton zbokthin dhe duhet të përdoret vetëm disa herë në javë. Përmbajtja e shumë aciditeti në limon mund të shkaktojë që flokët tuaj të humbin ngjyrën para kohës.

Trajton majat e ndara të flokëve

Dimri i bënë flokët tuaj të jenë të prirur për thyerje, ndarje duke ju dhën një dukje të çrregullt dhe të pakrehur. Kjo është koha kur ju mund të përdorni vajin e ullirit për flokët, në mënyrë që të mos keni këto probleme.Vetëm merrni pak vaj ulliri në gishtat tuaj dhe drejtoheni ata përmes flokëve tuaj, fërkoni për ca kohë dhe më pas pastoni.

Forcon dhe iu jep shkëlqim flokëve

Vaj ulliri lehtë mund të zëvendësojë zbutësit për sjelljen e lagështis përsëri në flokët tuaj dhe ti bëjë ato të duken me shkëlqim dhe të shendetshme. Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon edhe në forcimin e rrënjës dhe nxitjen e rritjes së flokëve.

dua.com Team

Related