Qysh me përgaditë ajvar me speca të pjekur?

  • dua.com Team ·
  • 02.09.2016 ·
  • Receta ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • 20 kg speca
  • 1 litër vaj
  • 2 lugë sheqer
  • Kripë
  • 1 lugë esencë uthulle.

Specat lahen dhe ju largohen farat. Pjeken në pllakë shporeti. Pastaj qërohen dhe bluhen në makinë mishi. Në një tenxhere ajvari nxehen 200 ml vaj dhe shtohet masa e specave të bluar. Ajvari përzihet kohë pas kohe dhe vlohet derisa të avullojë lëngu. Shtohet uthulla, kripë sipas shjes dhe pjesa e mbetur e vajit. Pasi të marrë edhe një valë ajvari vendoset në kavanoza të nxehtë. Kavanozët mbyllen, mbulohen me batanije dhe vendosen në vend të freskët të nesërmen.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023