Qysh me përgaditë biftek me bukë të skuqur?
- dua.com Team ·
- 05.04.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 500 gram biftek
- 3 rriska buke
- 1 vezë
- 2 lugë qumësht
- 4 copa proshutë
- 4 copa kaqkavall
- 400 gram misër
- 1 karotë
- 1 trangull
- kripë
- piper.
Zihen perimet e prera imët. Kullohen, shtohet kripë dhe vaj uliri. Biftekët lyhen me vaj dhe skuqen në tigan, pastaj kripohen. Proshuta fërgohet gjithashtu. Riskat e bukës kalohen në vezë me qumësht dhe fërgohen në vaj të nxehtë. Në pjatë ku do të shërbehen vendosen rriskat e bukës, mbi to bifteki i skuqur, mbi biftekë vendoset proshuta, e mbi proshutë kaqkavalli. Bifteku shërbehet me perimet e kombinuara.