Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?
- dua.com Team ·
- 11.03.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 300 gram miell
- 150 gram sheqer
- 3 vezë
- 250 ml lëng portokalli
- lëvorja e ½ portokalli
- 50 ml vaj ulliri
- 1 lugë sodë bikarbone.
Rrahim vezët në një enë së bashku me sheqerin. Shtojmë vajin dhe lëngun e portokallit duke i përzier mirë. Pastaj, miellin dhe sodën i përziejmë së bashku duke i kaluar në sitë. I shtojmë ngadalë në masën e vezëve. Në fund hedhim edhe lëkurën e portokallit të grirë në rende. Masën e vendosim në tavë të lyer me gjalpë dhe pak miell. Pjeket për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.
