Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me vishnje?

  • dua.com Team ·
  • 25.11.2016 ·
  • Receta ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 200 gram sheqer
  • 200 ml qumësht
  • 150 gram miell
  • 200 ml vaj
  • 1 pecivë
  • 350 gram vishnje.

Të gjithë përbërësit, përpos vishnjeve tunden mirë, në mënyrë që të fitohet një brumë më i trashë se i palpetëve. Brumi vendoset në enë të lyer me yndyrë dhe pjeket për 15 minuta në temperaturë 150 gradë. Largohet tepsia nga furra, hidhen vishnjet e kaluara në miell dhe më pas ngritet temperatura në 180 gradë derisa të piqet ëmbëlsira.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023