Qysh me përgaditë fasule me përshutë?
- dua.com Team ·
- 02.03.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 300 gram fasule
- 500 gram përshutë
- 1.5 litër ujë
- 3 qepë
- vaj
- piper i kuq
- kripë
- miell.
Pastrohet së pari fasulja duke ia ndërruar ujin disa herë. Pastaj, vendoset fasulja dhe përshuta në një tenxhere e cila mbulohet me ujë derisa të marrë valë. Pastaj, derdhet uji i fasules dhe shtohet 1.5 litër ujë në tenxhere. Fasulja lihet të zihet përafërsisht 2 orë në temperaturë mesatare. Marrim qepët dhe i grijmë, i fërgojmë në tigan me vaj. Shtojmë 2 lugë miell, piperin e kuq, kripën dhe përziejmë. Masën e përgaditur e shtojmë në tenxhere dhe lihet të zihet për 15 minuta të tjerë.
