Qysh me përgaditë file pule me djathë?

  • dua.com Team ·
  • 05.12.2016 ·
  • Receta ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • 1 kg file pule
  • 3 lugë miell
  • 100 gram djathë
  • 3-4 lugë galetë
  • 2 lugë vaj
  • 2 lugë gjalpë
  • 2 vezë
  • Kripë
  • Piper.

Në pjatë të cekët me miell, shtohen kripa dhe piperi. Tunden vezët në një pjatë, kurse në tjetrën vihet djathi i grirë në rende së bashku me galetë. Në tigan ngrohen vaji dhe gjalpi. Mishi kalohet në miell, vezë e pastaj galetë. Skuqen nga 3 minuta në të dyja anët.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023