Qysh me përgaditë gullash?
- dua.com Team ·
- 31.03.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 600 gram mish lope
- 250 gram qepë
- 1 lugë specë të kuqe
- kripë
- piper
- 100 gram gjalpë
- 2-3 lugë pure domatesh
- 2 lugë ajkë.
Qepa grihet dhe fërgohet në yndyrë të nxehtë derisa të zverdhet. Shtohet mishi i prerë në kube të vegjël. Shtohet edhe pureja nga domatet. Kriposet sipas dëshirës, shtohet speca e kuqe dhe mbulohet me kapak në temperaturë të ulët derisa të zbutet mishi. Sipas nevojës shtohet ujë i nxehtë. Në fund të zierjes shtohet ajka.