Qysh me përgaditë gurabija me mollë?
- dua.com Team ·
- 24.05.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 250 gram gjalpë
- 1 gotë vaj
- 1 vezë
- 1 pecivë
- 1 gotë sheqer pluhur
- miell
- 4-5 molla të grira
- 2 lugë caji kanellë
- 1 lugë arra.
Vajin me gjalpin e derdhni në një enë dhe ia shtoni vezën, sheqer pluhurin, pluhur pjekjen. Miellin ai shtoni me kujdes dale nga dale, dhe brumin e ndani në pjese të mjaftueshme. Mollët i preni dhe i zieni, ia vendosni brenda në brumë ose përmbi (sipas dëshirës suaj), ia jepni formën dhe e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 170 gradë celsius. Pas pjekjes i hidhni sheqer pluhur dhe do jenë të gatshme për shërbim.
