Qysh me përgaditë Jaffa ëmbëlsirë?
- dua.com Team ·
- 07.02.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 500 gram keksa jaffa
- 200 ml qumësht
- 5 lugë sheqer
- 5 lugë miell
- 100 gram margarinë
- kokos.
Përzihet mielli me pak qumësht. Shtohet sheqeri, ndërsa pjesa tjetër e qumështit vlohet. Pasi të vlohet shtohet mielli dhe përzihet derisa të trashet. Largohet nga zjarri, dhe lihet anash të ftohet. Përzihet margarina me mikser dhe kur të ftohet fillimi i përziejmë, marrim keksat i presim përgjysmë. I lyejmë me fillin e përgaditur dhe i ngjesim dy copa bashkë. Anash i kalojmë në kokos.
