Qysh me përgaditë jahni?
- dua.com Team ·
- 18.11.2016 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 2 kg qepë
- 1 kg mish
- 2-3 lugë gjalpë
- 2 speca
- 3 domate
- Specë të kuqe
- Kripë
- Piper
- Vegetë.
Qepët pastrohen, lahen dhe grihen. Vihen në tenxhere dhe shtohet kripë, 100 ml ujë të valë dhe vendoset në zjarrë derisa të shterret lëngu. Shtohet yndyrë dhe shtohen specat e copëtuar. Përzihen kohë pas kohe, pastaj shtohen domatet dhe vlohen për 20 minuta të tjerë. Mishi me erëza futet në furrë derisa të pjeket. Mishi largohet nga furra dhe bashkohet me qepët. Shtohet gjysmë gote ujë dhe vihet në zjarrë të ulët derisa të zbutet mishi.
