Qysh me përgaditë kekë të vegjël për krishtlindje?
- dua.com Team ·
- 19.12.2016 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 1 gotë miell
- 1 lugë caji pecivë
- 2 vezë
- 1 gotë sheqer
- 200 gram margarinë
- ½ gotë qumësht.
- Kremë për rrahje
- Luleshtrydhe.
1.Në një enë përzieni me mikser vezët me sheqerin derisa të bëhet shkumë. Duke përzier, shtoni gradualisht margarinën e shkrirë. Ngadalësoni shpejtësinë dhe shtoni miellin dhe pecivën. Vendosni masën në tepsi për kekë të vegjël të mbuluar me letra. Pjeken në furrë të nxehtë për 20 minuta.
2.Lejoni të ftohen, dhe ndërkohë prisni pjesën e sipërme të luleshtrydheve.
3.Vendosni kremën për rrahje në skajet e kekëve, duke mbushur pastaj pjesën e mbetur.
4.Vendosni luleshtrydhet në mes të kekëve.
5. Krijoni me kremë pë rrahje majen e kapelës së babagjyshit të vitit të ri.
