Qysh me përgaditë kofshë pule pikante?
- dua.com Team ·
- 28.03.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 1 kg kofshë pule
- 2 limonë
- 3 lugë mustardë
- miell
- vegetë
- vaj
- kripë
- piper.
Kofshët spërkaten me lëng limoni. Shtohet kripë, piper, vegetë dhe lyhen me mustardë. Kalohen kofshët në miell dhe fërgohen nga të gjitha anët në yndyrë të nxehtë derisa të skuqen dhe të zbutet mishi. Shërbehen me salcë.