Qysh me përgaditë kos?

  • dua.com Team ·
  • 13.01.2017 ·
  • Receta ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 150 gram kos.

Hapi i parë është vendosja e kosit nga frigoriferi disa orë më parë, që të arrijë temperaturën e dhomës, për shkak se fermentet janë shumë delikate në luhatjet e temperaturës. Vini qumështin në zjarr. Ndërkohë që qumështi arrin procesin e vlimit, hiqeni nga zjarri dhe e lini të ftohet deri në temperaturën 45 gradë.

Në një termus hidhni dy lugë gjellë kos dhe hapeni mirë në sipërfaqe. Pasi qumështi te këtë temperaturën e kërkuar hidheni atë pjesë pjesë në termus duke trazuar vazhdimisht. Mbylleni kapakun dhe vendoseni në një vend ku nuk ka lëvizje. Lëreni rreth 7-8 orë derisa të arrijë trashësinë e duhur.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023