Qysh me përgaditë krelanë me duça?
- dua.com Team ·
- 14.10.2016 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 1 kg miell
- 200 gram margarinë
- 1 lugë kripë
- Djathë
- Ajkë.
Bëhet brumi duke përzier miellin dhe kripën me ujë të vakët, derisa të bëhet një brumë pak më i trashë se brumi për fli. Në tepsi të lyer me yndyrë vendoset me brumi dhe futet në temperaturë 250 gradë. Pas 10 minutash ulet pak temperatura dhe lihet të pjeket derisa të skuqet në sipërfaqe. Krelana e nxehtë imtësohet me lugë, e pastaj me duar. Gjalpi i nxehtë hidhet me lugë mbi duçat e krelanës. Shtohet edhe ajka e djathi dhe futet në furrë për 10 minuta të tjerë.
