Qysh me përgaditë krem pasticerie?
- dua.com Team ·
- 22.03.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 500 ml qumësht
- 6 të verdha vezësh
- 200 gram sheqer
- 60 gram miell
- 1 sheqer vanille.
Vlohet qumështi me sheqer vanillë. Largohet nga zjarri dhe ftohet 10 minuta. Veqmas tunden vezët me sheqer dhe miell. Në masën e vezëve shtohet qumështi duke e tundur vazhdimisht. Masa kthehet në enë ku do të vihet në zjarrë të ulët që të vlohet disa minuta duke e përzier vazhdimisht. Kremi i përgaditur mbulohet me folie plastike që të mos krijoj kore.