Qysh me përgaditë krofne?

  • dua.com Team ·
  • 15.06.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • 200 ml qumësht
  • 200 mll ujë
  • 1 lugë majë buke
  • 2 lugë sheqer
  • 1 sheqer vanillë
  • 2 lugë vaj
  • 4 të verdha veze
  • 700 gram miell.
  1. Vendosen në një enë të thellë qumështi, uji, maja e bukës dhe pak kripë.
  2. Përzihen dhe gradualisht shtohen përbërësit e tjerë derisa të gatuhet një brumë i butë.
  3. Pasi të jetë gatuar brumi shtrihet në tavolinë me miell.
  4. E lëjmë brumin në trashësi 0.5 mm dhe i nxjerrim format me gotë.
  5. Lihet brumi në tavolinë derisa të nxehet vaji.
  6. Fërgohen derisa të skuqen.
  7. Mbi shtohet sheqer pluhur dhe sheqer vanillë.

dua.com Team

Related