Qysh me përgaditë makarona me djathë?
- dua.com Team ·
- 06.12.2016 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 500 gram makarona
- 300 gram kaqkavall
- Salcë beshamell
- Vaj
- Kripë.
Makaronat zihen në ujë të njelmët me një lugë vaj dhe një lugë kripë. Ndërkohë djathi kalohet në rende. Makaronat e ziera kullohen mirë dhe kalohen në tigan me 1 lugë gjalpë të nxehtë. Në enë të lyer me yndyrë radhitet një rend makarona, një rend kaqkavall pastaj hidhet salcë beshamell. Radhitja vazhdon derisa të përfundojmë me makarona. Vendosen disa copa gjalpi mbi dhe vendoset në furrë derisa të shkrihet kaqkavalli.