Qysh me përgaditë maskë masazhuese?
- dua.com Team ·
- 01.03.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Maskat masazhuese të cilat mund t’i përgatisni vetë në shtëpi, janë mjaft të efektshme për të ndihmuar lëkuren tuaj të ketë yndyren dhe lagështinë që i nevojitet.
Përbërësit:
- ½ patate e zier
- ¼ avokado
- 2-3 pika vaj ulliri
- Heqni farat nga avokadoja.
- Bëni pure avokadon dhe pëzieni me pataten të cilen e keni zier më parë dhe e keni bërë pure.
- Hidhni këto dy përbërës në pjatë dhe pastaj hedhni 2-3 pika vaj.
- Patatja e zakonshme përdoret pothuajse në të gjitha tiper e recetave që ju sugjerojmë prandaj mos u sheqetsoni të kërkoni ndonjë lloj të veçantë. Por, që të keni rezultat më të mirë ju këshillojmë që pataten t’a përdorni të ngrohtë.
- Nëse keni lëkurë të yndyrshme ju këshillojmë të mos përdorni vaj ulliri në recetë.
- Me masken e përftuar lyeni lëkuren e fytyrës dhe e lini të qëndrojë 15-20 minuta.
- Shperlani fytyren me ujë të vakët.