Qysh me përgaditë maskë me vezë për lëkurë?
- dua.com Team ·
- 02.02.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 2 të verdha vezësh.
E verdha e vezës përmban proteina që ndihmojnë lëkurën të rindërtohet, mbi të gjitha kur përmban shenja nga aknet. Po ashtu këto proteina e largojnë vajin e tepruar që bllokon poret dhe heq qelizat e vdekura. Merreni një enë dhe hidhni dy të verdha vezësh, e aplikoni në fytyrë dhe e lini të thahet për 20 minuta. Pastaj, e largoni me ujë të ftohtë.
