Qysh me përgaditë maskë për largimin e strijave?
- dua.com Team ·
- 16.12.2016 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Pa marrë parasysh se sa e pamundur ju duket, ka mënyrë t’i eliminoni këto shenja të vogla, por duhet të kemi parasysh se për këtë nevojitet shumë këmbëngulje dhe kujdes i rregullt.
Përbërësit:
- 1 lugë çaji sheqer të bardhë
- 1 lugë vaj ricinusi (mund ta zëvendësoni me vaj ulliri apo kokosi)
- 1 kapsulë e vitaminës E
Udhëzim:
Përzieni të gjithë përbërësit dhe masën e fituar vendoseni në një enë qelqi, dhe lejeni të qëndrojë në frigorifer për një deri në dy javë. Pas kësaj, aplikojeni këtë në zonat e prekura me strija dhe më pas, me ndihmën e brushës së mprehtë, masazhojeni me lëvizje rrethore. E lyeni çdo ditë, dhe masazhoni trupin rreth 5 minuta.