Qysh me përgaditë maskë për shtimin e volumit të flokëve?
- dua.com Team ·
- 14.02.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 50 ml vaj ricini
- 50 ml vaj rozmarine
- 50 ml vaj ulliri.
Kombinohen të gjitha llojet e vajërave në një enë. Në flokë të thata aplikohet vaji në gjatësinë dhe rrënjën e flokëve. Ndërsa, nëse keni flokë të yndyrshme atëherë vaji aplikohet vetëm në gjatësinë e flokut e jo në rrënjë. Mbahet vaji për të paktën 2 orë, dhe pastaj lahen flokët në mënyrë të zakonshme.