Qysh me përgaditë maskë zbutëse për fytyrë?
- dua.com Team ·
- 11.03.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Ekziston një substancë mjaft interesante të cilen mund t’a përdorni në zbutjen dhe lëngëzimin e fytyrës së thatë. Kjo substancë është pikërisht glicerina e cila përdoret mjaft gjërë në industrinë e kozmetikës si një produkt natyral. Ajo përdoret në krijimin e sapunve, locioneve të ndryshem, dhe në kremra. Atë mund t’a blini në çdo farmaci. Kujdes glicerinën duhet t’a përdorni në sasi të vogla kur përgatisni recetat e ndryshme.
Përbërësit:
- 1 të bardhë veze
- 1 lugë mjaltë
- 1 lugë glicerinë
Ndani të bardhen nga e verdha e vezës, të verdhen ruani në frigorifer për diten e neserme që të përgatisni maskë me të verdhën e vezës. Rraheni pak të bardhen e vezës në pjatë dhe hidhni mjaltin. Në qoftëse mjalti kristalizohet ngroheni pak duke vendosur poshtë pjatës një tas me ujë të nxehtë. Përzieni një lugë glicerinë me një lugë ujë së bashku, hidheni këtë locion tek dy përbërësit e tjerë që gjënden në pjatë dhe përzieni sërish. Vendoseni masken në fytyrë dhe pastaj vazhdoni me proçesin e zakonshem të vendosjes dhe heqjes së maskës.
