Qysh me përgaditë obllandë me arra?
- dua.com Team ·
- 15.06.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 200 gram arra
- 200 ml mjaltë
- 100 gram rrush i thatë
- 6 të bardha vezësh
- 6 lugë sheqer
- 2 kore obllande.
- Të bardhat e vezëve tunden derisa të bëhet shkumë dhe shtohet pastaj gradualisht sheqeri duke përzier vazhdimisht.
- Mjalti shkrihet në avull dhe shtohet në të masa e vezëve.
- Përzihet derisa masa të reduktohet përgjysmë.
- Shtohen arrat e grimcuara dhe rrushi, përzihet dhe shtohet masa mbi obllandë.
- Rrafshohet me thikë dhe mbulohet me obllandën tjetër.
- Lihet të ftohet dhe pritet në katrorë.
