Qysh me përgaditë pasha qofte?

  • dua.com Team ·
  • 22.11.2016 ·
  • Receta ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • 500 gram mish i grirë
  • 1 filxhan oriz
  • Kripë
  • Piper
  • 2 vezë
  • 2/3 gote kos të trashë
  • Miell
  • Specë të kuqe.

Në masën e mishit shtohet orizi i zier 10 minuta, kripa, piperi, majdanoz sipas dëshirës dhe të gjitha përzihen mirë. Me lugë të mesme vihet në shuplakë dore nga masa e mishit, pastaj duke i përmillur formohet qoftet. Vezët tunden me pirun. Shtohet kos, kripë, speca e kuqe dhe mielli i situr. Qoftet me pirun futen në brumë, pastaj lëshohen me kujdes në vaj të nxehtë për tu fërguar nga të dyja anët.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023