Qysh me përgaditë pastrues ajri në kushte shtëpiake?

  • dua.com Team ·
  • 29.09.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read
Handelszeitung

Duke e bërë shtëpinë apo mjedisin ku punoni një ambient më të pastër dhe të freskët ju do të ndjenjë shumë më shumë disponim dhe energji pozitive. Stina e pranverës është më optimalja ku ju mund të përgatisni mijëra kombinime nga fruta të ndryshëm, lule dhe vajra, për të mbajtur ambientin e freskët me përbërës të shëndetshëm, larg produkteve artificial që mund të jenë edhe të dëmshëm. Kjo recetë është më e thjeshtë që mund ta përgatisni dhe ju ndihmon për një ambient të tillë.

Ju nevojitet

  • një enë më e thellë,
  • ujë,
  • rozmarinë
  • dhe ekstrakte të vaniles.

Në një enë të mesme më të thellë, mbushni 2/3 e saj me ujë dhe vendoseni limonin e prerë në rrathë pastaj shtoni rozmarinë dhe vanillë. Lëreni këta përbërës t’ju freskojnë gjatë tërë ditës. Përdorimi më shumë se dy ditë i këtij lëngu nuk preferohet pasi që humb vlerat e saj. Por, ju mund të bëni kombinime nga më të ndryshmet varësisht nga preference juaj.

 

dua.com Team

Related