Qysh me përgaditë pitalka ramazani?
- dua.com Team ·
- 29.05.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 500 gram miell
- 300 ml ujë
- 1 lugë majë buke
- kripë
- djathë.
Përgaditet brumi me ujë të ngrohtë, miell , majë dhe kripë. Përzihet brumi dhe vendoset në vend të ngrohtë që të dyfishohet, përafërsisht 1 orë. Nga brumi i përgaditur shtohet më lugë në tavolinë të përmillur, dhe ngjeshen kuleqët sa të mos ngjitet brumi për duar. Tëhollohen dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë. Mbulohen, dhe qëndrojnë në vend të ngrohtë edhe 20 minuta tjerë. Vezët tunden, shtohet djath i troshitur dhe mëlmesa sipas dëshirës. Hapen në mes pak pitalkat dhe shtohet pak nnga masa e djathit. Shtohet susam apo fara të zeza dhe futen në temperaturë të nxehtë për tu pjekur për 15 minuta. Shërbehen të nxehta.