Qysh me përgaditë qofte me susam?
- dua.com Team ·
- 08.03.2019 ·
- Receta ·
- 2 min read
A i keni provuar ndonjëherë qofte me susam? Nëse përgjigja juaj është jo, atëherë ne kemi një befasi për ju. Kurse nëse tashmë e dini magjinë e kësaj shije, atëherë ne kemi recetën që sigurisht e keni kërkuar!
Në secilin rast, ne ju sygjerojmë të gatuani qofte me susam. T\’i provoni ato dhe t\’i shijoni së bashku me më të dashurit tuaj. Kjo është një recetë jo shumë e shtirë për tu përgatitur. Madje mund të konsiderohet edhe argëtuese dhe mjaftë kreative. Ndiqni udhëzimet tona për qofte të shkëlqyeshme me susam!
Përbërësit për qofte me susam
- 500 g mish të bluar (i përzier)
- 50 g thërrime buke
- 50 g djathë
- një lugë salcë kosi
- hudhër në granula
- një lugë çaji mustardë
- 1 ve, majdanoz
- erëza
- piper
- arrëmyshk
- 150 g susam
- gjalpë dhe qepë.
Përgatitja
Së pari, thyejeni vezën në mishin e bluar. Pastaj aty shtoni thërrime buke, pluhur djathi, salcë kosi, majdanoz, hudhër në granula dhe mustardë. Pastaj për shije shtoni pakëz arrëmyshk, shtoni erëza C dhe piper. Përziejeni mirë derisa të fitoni përgatitjen e përshtatshme për formësim. Përgatitjen ndajeni në katër pjesë. Pasi ta keni bërë këtë pastaj formoni qoftet dhe me duar holloni. Rrotulloni në susam dhe vendosni në një tepsi të veshur me letër për pjekje. Në secilën qofte vendosni pakëz gjalpë. Piqni në furrë në 170 gradë rreth një orë. Këto qofte shërbeni me salcë kosi, në të cilën mund të shtoni pakëz qepë të copëtuar dhe erëza.