Qysh me përgaditë rizoto italiane?

  • dua.com Team ·
  • 01.02.2017 ·
  • Receta ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • 50 gram gjalpë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinjë hudhre
  • 200 gram oriz në formë të gjatë
  • 900 ml supë
  • 25 gram parmezan
  • 1 lugë vaj ulliri.

Në gjalpë të nxehtë fërgohet qepa e grirë imët për 5 minuta. Shtohet hudhra e shtypur dhe fërgohet për 2-3 minuta tjerë. Shtohet orizi i pastruar, fërgohen dy minuta dhe shtohen 300 ml supë. Përzihen dhe zihen në zjarë të ulët duke përzier kohë pas kohe, derisa të shteret lëngu. Shtohet edhe supa e mbetur dhe mbulohet me kapak e zihen në zjarrë të ulët derisa të jetë zbutur orizi. Në fund i shtohet parmezani dhe spërkatet me vaj ulliri.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023