Qysh me përgaditë role me gështenja?

  • dua.com Team ·
  • 08.11.2016 ·
  • Receta ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • ½ kg gështenja të ziera
  • 1 e verdhë veze
  • 50 gram gjalpë
  • 100 gram arra
  • 50 gram sheqer pluhur.

Gështenjat e ziera, të qëruara e të shtypura vendosen në një enë. Shtohen arrat e bluara, gjalpi i zbutur, e verdha e vezës dhe sheqeri pluhur. Përzihet masa mirë dhe vendoset në folie plastike. Formohet role nga masa dhe vendoset në tabakë. Për përgaditjen e glazurës vendosen në një enë mbi avull 3 rende qokollatë. Vlohet sherbeti i trashë nga 50 gram sheqer dhe 1 lugë ujë. Shtohet sherbeti në masën e qokollatës dhe përzihet. Shtohet gjalpë, përzihet përsëri dhe vendoset mbi role.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023