Qysh me përgaditë role me sherbet dhe arra?

  • ·
  • 06.03.2017 ·
  • 3006 ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • 500 gram miell
  • 1 gotë caji qumësht
  • 1 gotë caji vaj
  • 1 margarinë
  • 1 pecivë.

Për sherbet:

  • 2 gota ujë
  • 3 gota sheqer.

Vlohet së pari uji me sheqer dhe lihet të ftohet. Ndërkohë shkrijmë margarinën dhe e largojmë nga zjarri. Shtojmë 1 gotë caji qumësht dhe 1 gotë caji vaj. Shtojmë edhe miellin me pecivë dhe përziejmë derisa të krijohet brumi. Shtrojmë në tavolinën e punës folie plastike dhe e vendosim brumin e e rrafshojmë. Në mes të brumit të rrafshuar vendosim arrat, dhe brumin e mbështjellim në formë roleje. E presim në trashësi 2 cm dhe ëmbëlsirat i vendosim në tepsi të cilat i pjekim në temperaturë 200 gradë. Pasi të skuqen largohen nga furra dhe lejohet të ftohen. Pastaj shtojmë sherbetin e ftohur.

Related